13 korrik 2015 – Një vajzë nga Sukthi, 22 vjeçe, tashmë do të mbrohet nga policia, për shkak të dhunës që ushtronte vjehrra ndaj saj.
Blutë e Durrësit njoftojnë se vajza me iniciale B.P., është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga vjehrra e saj 55 vjeçe, L.Gj., banuese që të dyja në Sukth. Pas denoncimit, specialistët për krimet në Komisariatin e Shijakut, plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të renë.
Materialet për çështjen në fjalë i kaluan Prokurorisë së Durrësit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/