Situatë e rënduar në Sukth për shkak të depozitimit të grumbujve me mbeturina urbane dhe jo vetëm për ditë me radhë, rreth 200 metra larg shkollës së mesme.

Një banor i zonës ka dërguar në redaksinë tonë pamjet e mëposhtme filmike ku duket qartë që mbeturinat dhe degë pemësh të hedhura aty kapicë kanë bllokuar edhe një pjesë të rrugës që përshkon këtë zonë.

“Po mbytemi nga plehrat!” thotë banori, ndërsa pohon se degët kanë ditë të depozituara aty, ndërsa askush nuk ka ardhur t’i marrë.

Kazanët janë të tejmbushur dhe shumë nga mbeturinat urbane janë hedhur rreth e rrotull tyre duke krijuar rrezik për burim infeksionesh edhe për shkak të temperaturave pranverore të regjistruara këto ditë.