Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbërritur në Kuvend me një tabelë me çmimet e ushqimeve bazë të shportës.

Ai paraqet në pankartë çmimet, të cilat sipas tij janë rritur me 79% në krahasim me tre vite më parë.

Sula ka zgjedhur forma të ndryshme për të paraqitur problemet në vend, pasi në çdo ardhje në Kuvend ka sjellë pankarta, produkte ose veshje të cilat përcjellin një mesazh.

Kujtojmë se në Kuvend në seancën e sotme pritet të votohet nen për nen Buxheti i vitit 2024.