Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nuk e komentoi mirë deklaratën e ministres Milva Ikonomi për buxhetin e vitit 2023.
Ai u shpreh se Qeveria ka arritur ta prishë atë. Më tej, ai shtoi se Rama ishte nervoz gjatë seancës së sotme në Kuvend, pasi ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako u rikthye në burg.
‘Unë jam i lumtur dhe o zot jepi jetë kësaj qeverie se po të mos ishin këto do kishin vdek të gjithë shqiptarët. Kur kjo qeveri prishi dhe Milva Ikonomin, s’ka lënë gjë pa prish. Kryeministri tha gjeldet Peqini 8 herë. Faleminderit, më mirë gjel me shtyp apo pulë të shtypesh.
Kryeministrit tonë i pjell gjeli flori. Pa atdhe, të pafytyrë tha, por kush janë? Ne opozita që s’vjedhim apo ministrat tuaj që janë në burg? I pafytyrë është ai që i tha të gjithë këto. Ishte shumë nervoz se Apeli sa i ktheu Bllakon në burg.
Jo mor jo ne jemi me fe, kurse ai kur i do qefi nxjerr flamurin. Ai është pa fe se burri dhe gruja kanë një fe. është pa fe dhe pa atdhe. Sigurisht u mallëngjeva për fjalët e ministres, kjo qeveri është e 42-it.- tha ndër të tjera deputeti.