Ekspertët deklarojnë se në Shqipëri 85% e popullatës kanë krijuar imunitet ndaj COVID-19.

Mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë për “ABC”, se studimi i fundit i akademisë së shkencave që është realizuar në fund të vitit 2021, ka  evidentuar se mbi 70% e popullsisë është prekur nga virusi. Ndërsa konfirmon se kjo shifër është rritur me përhapjen e Omicron.

Nisur nga këto shifra, Sulçebe thotë se tashmë ka ardhur koha që të rishikohen masat anti-COVID. Muaji maj pritet të sjellë rënien drastike të rasteve me COVID 19. Sipas ekspertëve, stina e verës mund të sjellë normalitetin dhe heqjen e të gjithë kufizimeve.