Aktorja turke, Meryem Uzerli, e njohur për publikun shqiptar me rolin e saj si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin “Sulejmani i madhërishëm” është bërë nënë për herë të dytë.

Ka qenë vëtë Meryem e cila ka dhënë lajmin e bukur ndërsa ka publikuar në Instagram një foto të ëmbël me vogëlushen e sapolindur.

“08.01.2021 më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që je bashkuar me ne”, shkruan aktorja.