TURQI, 02 mars 2013 – Halit Ergenc, i njohur si Onur te seriali “1001 net” dhe sulltani te “Sulejmani i madhërishëm”, i famshëm në botën femërore, si dhe bashkëshortja e tij, bukuroshja Berguzar Korel, e njohur si Shehrazade, kanë zbuluar planet për zgjerimin e familjes.

“Gjithmonë jemi të zënë me punë dhe rolet që kemi, por dëshirojmë që për të mirën e Aliut, t’i dhurojmë një motër apo vëlla. Lajmi më i mirë për ne do të ishte kur të mësojmë se presim një tjetër fëmijë”, ka theksuar Haliti.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka shtuar: “Dëshiroj një familje të madhe dhe shpresoj që në të ardhmen ta kem. Por, më e rëndësishme për ne do të ishte që të gjithë të jemi të lumtur siç kemi qenë deri më tani, të tjerat do të vijnë me kohën”, ka theksuar Berguzar.

Muajt e fundit është përfolur shumë se martesa e tyre është në krizë dhe se çifti i njohur janë në prag të divorcit për shkak të xhelozisë që e ka krijuar Berguzar, por që të dy kanë theksuar se çdo gjë po shkon në rregull në martesën e tyre dhe se dashuria është në kulmin e saj.