TURQI, 9 prill 2013 – Halit Ergenc, aktori i mirënjohur turk kishte përjetuar një jetë të ngarkuar emocionale dhe duket se vetëm pas të tridhjetave ka gjetur qetësinë. Pas vdekjes së babait të tij ai kishte dështuar edhe në martesë për shkak të depresionit të madh. 

Në gjithë këtë situatë ai mori rolin kryesor në serialin “Binbir Gece” në të cilin u takua me aktoren e re Berguzar Korel. 

Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë. Por duket se kjo nuk ishte mirëpritur nga të afërmit e tij pasi, Berguzar ishte e varfër, ndërsa Halit ishte një yll filmi. 

“Prindërit e mi ishin kundër lidhjes që kam tani, sepse para katër vitesh Berguzar ishte e varfër. Sapo kishte filluar të paguhej si aktore, por ne e kuptuam se jemi për njëri-tjetrin pavarësisht gjërave dhe fati na solli këtu, mëkat që ende nuk kemi kurorë si duhet. Tani nuk mund ta imagjinoj jetën time pa Berguzar dhe Aliun”, thotë Halit Ergenc.