Të paktën 30 persona janë vrarë gjatë një sulmi ajror që ka goditur një treg në afërsi të kryeqytetit jemenas, Sana.
Sipas medieve ndërkombëtare, të cilat citojnë banorët e zonës, të paktën 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumica e të cilëve civilë.
Ende nuk është e qartë se kush i ka kryer sulmet, por rebelët Houthi kanë akuzuar koalicionin e udhëhequr nga sauditët. Ofensiva saudite synon rivendosjen e qeverisë dhe zmbrapsjen e rebelëve besnikë të ish-presidentit Ali Abdullah Saleh.
Rreth 6 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake marsin e kaluar, shumica e të cilëve civilë.