Të paktën 21 persona janë vrarë në një sulm kamikaz në qytetin jugor afgan të Kandaharit sipas asaj që raportohet nga BBC.
Nga ana tjetër qeveria e talebanëve ka vendosur në tre numrin e viktimave. Policia tha se disa të tjerë u plagosën.
Sulmi vetëvrasës ndodhi rreth orës 08:00, thanë talebanët, në një bankë të vendosur në qendër të qytetit.
Asnjë grup nuk ka thënë ende se ka kryer sulmin, i cili duket të jetë më i rëndi në Afganistan këtë vit.