Policia në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas.
Universiteti ka thënë në platformën X – të njohur më parë si Twtter – se ka të shtëna në kampus.
Policia në Las Vegas ka thënë se “duket se janë disa viktima” si pasojë e sulmit në kampus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Policia u ka bërë thirrje banorëve që ta shmangin praninë në atë zonë.