Një sulm është regjistruar pranë Konsullatës greke në Mariupol, ku për pasojë 12 persona kanë humbur jetën.
Mediat greke, raportojnë se jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Mësohet se stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një vend të sigurt.
Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.
Kujtojmë se prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.





