Prej disa ditësh disa institucione qeveritare kanë rënë pre e sulmeve kibernetike. Pas faqes së Kuvendit, sot janë jashtë funksionet edhe faqet online të KLSH, Tatimeve dhe ILDKPKI. 

Ndërkohë prej disa ditësh është jashtë funksionit edhe faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila është hakeruar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”. 

Ata kanë marrë përsipër sulmin kibernetik ndaj faqes së parlamentit duke e njoftuar në rrjetin social ‘telegram’ përmes një mesazhi. 

 “Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga hakerat. 

Kjo është hera e tretë që hakerat iranianë shigjetojnë faqet e institucioneve shqiptare, pas dy sulmeve në korrik e shtator të 2022, çka solli edhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikën Islamike të Iranit.