11 qershor 2015 – Sulmohet me armë zjarri selia e portalit "Kossev", në veri të Mitrovicës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, në zyrat e selisë që ndodhet në rrugën ‘Kralj Petar’, në veri të Mitrovicës.

Gazetarët pasi kanë ardhur sot në punë rreth orës 9:00, kanë vënë re dy vrima në dritare, të cilat janë shkaktuar nga plumbat.

Nuk dihet ende motivi dhe se kush mund ta ketë bërë këtë sulm. Incidentin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/