Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur në një sulm me armë në një hotel në Mogadishu, në Somali.
Autoritetet i tremben faktit se numri i viktimave do të rritet, pasi ende nuk janë gjetur të gjithë trupat.
Policia arriti të hynte në hotel pas më shumë se 15 orësh, që nga nisja e sulmit.
Sulmi me armë brenda hotelit erdhi pasi dy bomba shpërthyen në zonën përreth.
Grupi militant al-Shabab mori përsipër sulmet.
Dy javë më parë, 358 persona humbën jetën në një nga sulmet më të tmerrshme në Somali që nga viti 2007, kur grupi ekstremist al-Shabab nisi ofensivën e tij.