Të paktën 16 vetë janë qëlluar brenda një kishe të Teksasit pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë meshës të së dielës në mëngjes.
Të shtënat ndodhën në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs, ku rreth 50 vetë po ndjekin meshën, sipas raporteve lokale. Sherif Joe Tackitt konfirmoi se ka viktima por ende nuk dihet numri i tyre, shkruan Daily Mail.
Dëshmitarët thanë se një burrë i armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10.30. Fqinjët në zonë thanë se kanë dëgjuar disa të shtëna.
Një tjetër dëshmitar në skenë tha se një dy vjeçar u qëllua gjithashtu në sulmin. Sipas KSAT, ishin të paktën gjashtë helikopterë të thirrur për të transportuar viktimat në spital.
Është e pa qartë ende se kush ishte autori i sulmit dhe nëse i përkiste një akti terrorist apo një veprimi individual. Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11, shumicën e tyre fëmijë.