Një sulm me armë ka ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmshme në një lokal nate në Brazil, ku mbetën të vrarë të paktën 14 persona.
Dy të mitur janë më mesin e të vdekurve dhe disa të plagosur janë dërguar në spital, duke përfshirë një djalë 12 vjeçar.
Media vendase raportojnë se sulmuesit ishin pjesë e një bande kriminale të përfshirë në trafikun e drogës.
Vitin e kaluar, në Ceara ndodhën 5.114 vrasje, një rritje prej 50% nga viti 2016. Kjo ishte numri më i lartë që kur shteti filloi të publikojë të dhënat në vitin 2013.