Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një restorant turistik në qytetin Pasay të Filipineve. Nga të dhënat e para bëhet e ditur se kanë mbetur dhjetëra turistë të plagosur, mes tyre edhe të huaj.

Ndërsa mësohet se në vendin e ngjarjes ka arritur policia, zjarrfikëset dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë “SWAT” janë dislokuar menjëherë në vendngjarje, pranë hotelit “World Manila”, në 1:30 të mëngjesit të së premtes, me orën lokale.

Resorti turistik është një kompleks i ndodhur në Newport City, me disa hotele, restorante dhe lokale, ndër më të mëdhenjtë në vend.

Kjo ngjarje ka tronditur Filipinet, pas sulmit terrorit që u regjistrua së fundmi në Mançester, Angli.

Filipinet janë rrezikuar dhe një herë që nga incidente terroriste, veçanërisht në ishullin jugor të Mindanaos, në qytetin Marawi të të cilit, forcat qeveritare luftojnë ndaj militantëve të lidhur me Shtetin Islamik për kontrollin e qytetit.

Beteja për Marawin, një qytet kryesisht me myslimanë, ka detyruar të zhvendosen të paktën 70 mijë njerëz dhe deri tani numëron 140 viktima. Lufta nisi javën e kaluar, kur nisi edhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit.