New Orleans u trondit nga një sulm i armatosur mbrëmjen e të shtunës, kur dy persona të armatosur qëlluan ndaj njerëzve që ndodheshin në rrugë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30, ndërsa momentalisht janë raportuar tre persona të vdekur dhe të paktën 7 të plagosur. Këta të fundit janë transportuar për në spitalin e qytetit, ndërsa për gjendjen e tyre nuk është raportuar ende asgjë.
Deri në këto momente policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me personat e armatosur, që organizuan sulmin mbi qytetarët.





