Të paktën 7 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi me avionë pa pilot në zonën tribale të Vaziristanit Verior në Pakistan.
Mes viktimave është dhe një anëtar i organizatës terroriste al-Qaeda.
Vaziristani Verior njihet si një bazë e fortë e talianëve nga Pakistani e Afganistani.
Sulmet me avionë pa pilot kanë krijuar gjithmonë mosmarrëveshje mes amerikanëve dhe qeverisë në Islamabad.