Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Damask të Sirisë.
Mediat shtetërore njoftojnë se sulmi ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë, në 6-vjetorin e fillimit të kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad.
Ky shpërthim pason atë që ndodhi të shtunën ku rreth 40 persona mbetën të vrarë. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Ajo që filloi si kryengritja e pranverës arabe sot ka tërhequr vëmendjen e fuqive botërore.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 320 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi 11 milionë janë zhvendosur nga vendbanimet.