8 qershor 2015 – Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në banesën e inspektorit të Kontrollit Tatimor në Vlorë, në lagjen ‘Isa Boletini’.
Lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së Erjon Lamçes, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e jashtme e hyrjes së Lamçes, dyert e fqinjëve të tij, si dhe xhamat e pjesës tjetër të banesave.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, si nga familja Lamçe, ashtu dhe nga banorët e tjerë të pallatit.
Sipas policisë, dyshohet se kjo mund të ketë lidhje me punën e përditshme të Lamçes. Megjithatë, deri më tani nuk ka ende asnjë person të dyshuar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/