Një vajzë shtatë vjeçare është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në kryeqytetin kroat Zagreb.
Një 19-vjeçar, që besohet të jetë një ish-nxënës, hyri në një klasë në shkollën fillore “Preçko” herët mëngjesin e së premtes dhe sulmoi mësuesin dhe disa fëmijë me thikë.
Helikopterët kanë transportuar të plagosurit në spitalet anembanë qytetit. Mësuesi ka pësuar lëndime dhe ndodhet në gjendje kritike, tha Spitali Sveti Duh.
“Autori është arrestuar. Personat e lënduar po marrin trajtim mjekësor”, tha policia e Zagrebit.
Dëshmitarët raportuan skena kaotike teksa ambulancat nxituan drejt shkollës dhe njerëzit u larguan nga ndërtesa.
Zyrtarë të ndryshëm, duke përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit Tomislav Tomasevic dhe ministrin e brendshëm Davor Bozinoviç, janë në vendngjarje, tha N1.
Kryeministri Andrej Plenkoviç tha se vendi është i tmerruar nga tragjedia dhe se ministrja e Shëndetësisë Irena Hristiq do të vizitojë spitalet ku po trajtohen të plagosurit.