Një sulm me thikë ka tronditur Brukselin pasditen e sotme, ku disa njerëz u plagosën në një stacion metroje.

Sulmi ndodhi rreth orës 15:00 me orën lokale, kur një person sulmoi disa të tjerë në tren dhe më pas në stacion.

Sipas një dëshmitari, shënjestra e sulmit ishin gratë. Një dëshmitar tjetër tha se të paktën një grua u godit me thikë në qafë.

Sipas disa akuzave, burri fillimisht sulmoi udhëtarët në tren me thikë dhe më pas zbriti në një stacion duke sulmuar njerëzit e tjerë.

Oficerët e policisë arrestuan autorin e sulmit dhe kanë nisur një hetim për ngjarjen e rëndë.

Pamjet tronditëse të postuara në mediat sociale tregojnë oficerët e policisë duke arrestuar autorin e sulmit, të shtrirë pranë një pellgu gjaku në tren.