Një sulm ka ndodhur mesditën e së martës në një çerdhe në Cyrih.
Tre fëmijë kanë mbetur të plagosur, ndërsa autori është arrestuar.
Shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën pranë Berninastrasse në Cyrih të Veriut, sipas mediave të huaja.
Oficerët nuk kanë dhënë ende informacione për motivin e sulmit.