Një sulm me thikë është regjistruar në një qendër tregtare në rajonin Pilbara në Auastralinë Perëndimore.

Sipas BBC, nga sulmi me thikë raportohet se mbetën të plagosur disa persona, dy prej të cilëve thuhet se janë në gjendje më të rëndë.

Policia në vendngjarje ka lokalizuar autorin dhe ka qëlluar drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes janë shprehur për mediet lokale se “pamë një burrë me thikë në dorë, i cili kërcënonte qytetarët dhe më pas u dëgjuan edhe ulërima”.

Policia tha që nuk kishte ndonjë kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike, ndërsa autoritetet janë duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.