Të paktën tre persona u plagosën, duke përfshirë një në gjendje kritike, në një sulm me thikë në Norvegjinë juglindore të premten, tha policia norvegjeze.

Një i dyshuar është arrestuar, tha policia në Twitter, pa specifikuar motivin e sulmit dhe duke thënë se njerëzit duket se janë sulmuar “rastësisht”.

“Tre persona të plagosur dhe një person i plagosur rëndë”, shkruan policia në një postim në Twitter.

Disa minuta më vonë, ata thanë se kishin nën kontroll “autorin e dyshuar”.

Policia iu referua asaj që ata e quajnë një emergjencë të PLIVO-s, që do të thotë një ngjarje e vazhdueshme e dhunshme ku jeta mund të jetë në rrezik.

Në tetorin e kaluar, në të njëjtin vend, Numedal, një person sulmoi dhe vrau pesë persona duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.