Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të plagosur, pas një sulmi me thikë në Paris. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Operës, në qendër të kryeqytetit francez.
Mediat e huaja bëjnë me dije se agresori është qëlluar për vdekje nga policia. ‘Tgcom’ shkruan se 7 persona kane mbetur te plagosur.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa priten të tjera detaje.





