Një sulm me thikë është regjistruar në Washington në Gig Harbor. Fatkeqësisht nga sulmi kanë humbur jetën 4 persona të cilët u plagosën me thikë nga një 32-vjeçar. Viktimë ka mbetur edhe autori i cili u qëllua nga efektivët e policisë menjëherë pas ngjarjes.
Tre nga viktimat vdiqën në vendngjarje, ndërsa një i katërt u dërgua në spital dhe më vonë vdiq nga plagët e marra. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 9 të mëngjesit.
Oficerët fillimisht morë një telefonate nga një shtëpi se një person kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes. Ndërsa policia po shkonte në vendndngjarje, disa telefonata emergjente raportuan një burrë që kishte goditur me thikë njerëz në rrugë, në të njëjtën adresë. Policia po heton incidentin dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.





