Drejtori i mediave Panorama, Alfred Peza pohoi se shembja e objektit me leje në resortin “Prestige Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, është sulm direkt dhe urdhër i kryeministrit Edi Rama.
Ai tha për News24 se ishte marrë vetë me këtë çështje, ndërsa shpresonte që mos të zbatohej vendimi i paligjshëm, në një kohë kur ndërtimi është me leje.
Peza pohoi se dhe drejtori i IKMT-së, Ajet Zyberaj dha dorëheqje pikërisht pasi ishte kundër zbatimit të këtij vendimi të paligjshëm.
“Në këtë vend në këtë shtet, nesër ishte llogaritur të behën një dasmë amerikane. Janë 100 qytetarë shqiptaro-amerikan që do të bënin martesën e tyre. Kjo është çmenduri, që në kulimin e sezonit, ky resort ishte plot. Ka ardhur kryeministri, janë bërë shumë takime të ministrave të Brendshëm apo të Turizmit, për turizmin. në një kohë nga Velipoja deri në Konispolit ka ndërtime pa leje. Ish-drejtori i IKMT dha dorëheqje se nuk pranoi të zbatojë vendimin. Vendimi i parë i Bicit, me sy mbyllur ishte politik që bëhet për ndaj pronarit të Focus Media Group.
Është urdhër direkt i Edi Ramës. Jam marrë personalisht me këtë çështje, që kjo çmenduri mos të ndodhte, pasi është në shkelje flagrante e ligjit. Sapo ndërrohet kryeinspektorja, më bën të mendoj se urdhri është dhënë direkt nga kryeministri Edi Rama”, tha Peza.