Banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma është sulmuar me armë rreth orës 3:00 të mëngjesit të së shtunës (23 shtator).
Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar.
Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ndërsa dy plumba kanë depërtuar dhe në brendësi të banesës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku dhe kanë nisur hetime si edhe janë ngritur postblloqe.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.
Mësohet se Gjovalin Toma ka deklaruar se nuk ka konflikte, ndërsa thekson se një mundësi është edhe ngatërrimi i shënjestrës.





