Persona të armatosur sulmuan Ambasadën Franceze dhe zyrat e ushtrisë kombëtare në kryeqytetin e Burkina Fasos.
Autoritetet pretendojnë se 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën, por “France-Press”, që citon burime të sigurisë, flet për të paktën 28 viktima. Ndërkaq, raportohet të jenë vrarë edhe 6 agresorë. Ende nuk është e qartë se kush qëndron pas ngjarjes edhe pse autoritet janë thuajse të sigurta se bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Pallati i Elizesë bëri të ditur se Presidenti francez, Emanuel Macron po ndjek me vëmendje zhvillimet, ndërsa shtetasit francezë në Burkina Faso janë udhëzuar që të ndjekin këshillat e ambasadës. Në zonën e sulmuar janë dërguar edhe trupat franceze që operojnë në vend.