Dy oficerë policie janë vrarë pasi një person hapi zjarr në qytetin Liege të Belgjikës.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë se autori dyshohet se më pas mori peng një grua, pasi në vendngjarje shkuan forca të shumta policore.

Më pas, autori u neutralizua dhe situata tani është nën kontroll. Deri më tani nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Në Boulevard d’Avroy ndodhen forca të shumta policie si dhe ambulancat.