Një sulm me thikë ka rezultuar fatal për dy persona të ndodhur në stacionin e trenave “St Charles” në Marsejë të Francës.
Sipas asaj që raportojnë mediet franceze, agresori është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë të qytetit jugor të Francës.
Agresori që vrau me thikë dy femra, përpara se të ezekutohej nga policia, thirri ‘Allahu Akbar’ gjatë sulmit.
Ngjarja u shënua pasditen e sotme në stacionin më të populluar në jug të Francës. Oficerë të shumtë të armatosur dhe ushtarë rrethuan menjëherë zonën.
Të dy viktimat ishin gra, njëra u pre në qafë më thikë ndërsa tjetra u godit të stomak, duke gjetur të dyja vdekjen në vend.
Zyra e prokurorit në Paris tha në një deklaratë për mediat se hetimi do të përqendrohet në “vrasjet e lidhura me një organizatë terroriste” dhe “vrasje në tentativë të një zyrtari publik”, të dy akuzat e lidhura me terrorin.
Sulmuesi mendohet të jetë i moshës mes 25-30 vjeç dhe nuk kishte asnjë dokument identifikimi.