Policia e Las Vegasit është vënë në alarm nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara në afërsi të hotelit “Mandalay Bay”.
Të paktën një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr gjatë një festivali të muzikes country që po mbahej në Las Vegas.
Video të publikuara në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin nga skena, ndërsa dëgjohen breshëri automatiku.
Videoja nga skena tregon një prani të policisë të armatosur rëndë.
Të shtënat me armë u regjistruan rreth orës 22:30 sipas orës lokale dhe ka njoftime për viktima. Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën.
Një zëdhënës i spitalit tha për mediat amerikane se të paktën 20 persona po trajtoheshin për plagë me armë zjarri.