Të paktën 13 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në një stacion metroje ne Brooklyn. Mediat në Amerikë shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në stacionin e metrosë 36th Street në lagjen Sunset Park të Brooklyn rreth orës 8:30 të mëngjesit. Në momentin që ndodhi sulmi shumë njerëz ishin të pranishëm në stacion.

Sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit, një hetim paraprak tregon se pesë persona janë qëlluar me armë zjarri dhe një pajisje është shpërthyer në stacion. Një burim i dytë tha gjithashtu se një person është në gjendje kritike.

Policia raporton se sipas një raporti paraprak autori dyshohet të jetë mashkull i veshur me maskë gazi dhe jelek ngjyrë portokalli. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit.