Pesë persona kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi me armë zjarri në Manhattan, New York.

Policia bën me dije se të shtënat me armë janë shënuar rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa patrulla e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes plagosi agresorin 30-vjeçar.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Harlemit, por plagët nuk i rrezikojnë jetën. Sipas dëshmitarëve, një grup qytetarësh po ecnin rrugës kur një burrë u ndal para tyre dhe filloi ti qëllonte me armë zjarri në mënyrë të papritur.

Sipas informacioneve, 5 personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.