Dy persona janë qëlluar për vdekje teksa tentonin të sulmonin një gjykatë në Stamboll ditën e sotme.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.
Një burrë dhe një grua u vranë pasi tentuan të sulmonin në një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në mëngjes vonë, tha Yerlikaya në mediat sociale.
Në këtë incident mbetën të plagosur pesë persona, mes të cilëve tre policë.
“Përgëzoj policët tanë heroikë. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, shtoi ministri.