Shtatë persona janë plagosur, pasi një burrë sulmoi pasagjerët në një tren në Zvicër. Policia zvicerane ka konfirmuar sulmin në tren dhe tha se një person ka sulmuar pasagjerët me “zjarr dhe thikë”.
Ai kishte përdorur një lëndë të djegshme e pastaj thikën që mbante me vete. Mes të plagosurve ëshët dhe një fëmijë 6-vjeç.
Sulmuesi është një 27-vjeçar zviceran, që është plagosur nga policia. Ministri i brendshëm i vendit ka thirrur një takim urgjent në lidhje me ngjarjen.





