Një alarm është dhënë pasditen e së hënës në zonën Fatih të Stambollit, kur një i panjohur hyri në xhaminë Fatih dhe goditi me thikë dy persona, një ndër ta edhe imami.

Fillimisht burri ka hyrë në xhami dhe ka bërtitur “Allahu Ekber” dhe të pranishmit e xhamisë e kanë larguar për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar.

Por më pas ai hyri përsëri në xhami dhe kërkoi të fliste me imamin. Ai plagosi me thikë imamin Ghalip Usta dhe një pjesëtar të komunitetit të xhamisë që u përpoq të ndërhynte.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, ku sipas mediave turke po trajtohen dhe janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya bëri me dije se autori është arrestuar nga autoritetet dhe se shkaqet e ngjarjes tashmë janë duke u hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Incidentin e dënoi edhe përfaqësuesi për shtyp i partisë në pushtet, Omer Çelik.