12 mars 2015 – Aktorët dhe gjithë stafi i xhirimit të serialit “Game of Thrones” kanë qenë në shënjestër të një sulmi terrorist. Policia në Irlandën e Veriut thotë se ka parandaluar shpërthimin e një bombe në zyrat e “Titanic”-ut, kompanisë që realizon serialin e suksesshëm. 

“Belfast Telegraph” raporton se një pako me lëndë shpërthyese ishte lënë në hollin e personelit të sigurisë dhe ku qëndronte shpesh trupa e aktorëve të serialit. Falë ndërhyrjes së policisë u shmang tragjedia, ndërkohë që për autorësinë e sulmit fajësohen ekstremistët irlandezë. 

“Game of Thrones” është një serial televiziv britanik mjaft i suksesshëm që ka mbërritur në sezonin e pestë të tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/