28 prill 2015 – Një sulm terrorist ka nodhur mbrëmjen e djeshme një stacion policie në qytetin e Zvornikut në Bosnjë, ku një person i armatosur ka vrarë një polic e ka plagosur dy të tjerë.
Sipas medieve boshnjake, personi i armatosur që hapi zjarr, thirri “Allahu Ekber” para se të qëllonte në drejtim të policëve. Autori është identifikuar si Nerdin Ibriç, nga një fshat afër zonës ku ndodhi sulmi.
Ai u qëllua nga policia para se të ekzekutonte edhe ndonjë efektiv tjetër. Ndërkohë, mjekët konfirmuan se fatmirësisht dy policët e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetën.
Policia tha se shërbimet e zbulimit kishin informacione të paqarta në lidhje me një sulm të mundshëm terrorist tri ditë më parë, por nuk e dinin se kur apo ku mund të ndodhte.
Në vitin 2011, një person i armatosur sulmoi ambasadën amerikane duke plagosur rëndë një polic, para se të vritej nga forcat speciale.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/