Franca është vënë sërish në shënjestër të sulmeve terroriste, teksa sot ka pasur të shtëna me armë në një shkollë në qytetin Grasse.
Raportimet e para thonë se një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj drejtorit të shkollës “Alexis de Tocqueville” të qytetit. Policia thotë se një person është arrestuar, ndërsa për një të dytë dyshohet se është arratisur.
Banorët u lajmëruan të qëndrojnë brenda shtëpive. Qeveria franceze ka lançuar ndërkohë aplikacionin e saj telefonik për paralajmërimet për sulmet “terroriste”.
Vetë Ministria e Brendshme franceze ka postuar në Twitter, ku flet për të shtëna në Grasse dhe se do të japë udhëzimet.