Sulm terrorist pak para Krishtlindjeve ka ndodhur në Gjermani! Një shofer u përplas me një grup njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut. Sulmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i qeverisë, Matthias Schuppe.
Sulmi a ndodhur rreth orës 19.05. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW e errët, ndërkohë që menjeherë pas përplasjes, shoferi është arrestuar. Sulmi ka shkaktuar deri tani 11 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur.
Sipas dëshmitarëve okularë, makina me sa duket ka hyrë drejtpërdrejt në turmën e njerëzve që po shkonte drejt bashkisë, ndërsa njerëzit u larguan në panik.
Tregu i Krishtlindjeve u mbyll në mbrëmje. Autoritetet u bënë thirrje njerëzve që të largoheshin nga qendra e qytetit.
Siç raporton “Mitteldeutsche Zeitung”, qyteti i Halle ka shtuar masat e sigurisë për tregun e tij të Krishtlindjeve menjëherë pas sulmit. Spitalet e qytetit, rreth 80 kilometra larg, po përgatiten për të pritur të plagosurit, tha Tobias Teschner, kreu i departamentit të sigurisë për qytetin e Halle.
That CAR crashed into Christmas market crowd, multiple deaths..
— Veda Saahitya Murthy 🏡:🇮🇳 🏬: 🇿🇦 (@SaahityaVeda) December 20, 2024
Driver(Syrian), OLA ho UBER..
Germany 🇩🇪 has only 5-6% Muslims, yet they are struggling to freely celebrate their one holy festival, Christmas
#Germany #Magdeburg pic.twitter.com/7iGYIwga2z