Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas një sulmi në një kishë ortodokse, duke përfshirë edhe sulmuesin i cili është vrarë nga personeli i sigurisë pasi ai fillimisht kishte plagosur 5 roje, para se të tentonte të hynte në Kishën Marmina në jug të Kajros.

Televizioni shtetëror egjiptian ka raportuar se sulmuesi i dytë ka ikur nga skena e sulmit mirëpo është arrestuar më vonë. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo grupi militant, Shteti Islamik ka pasur cak disa herë brenda vitit kishat ortodokse kopte.

Në muajin mars, disa militantë të IS-it kanë qëlluar me armë zjarri 30 të krishterë në jug të Kajros derisa ishin duke vizituar një manastir. Të krishterët koptë përbëjnë 10 për qind të popullatës së Egjiptit.