Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul, ka njoftuar Ministria e Brendshme afgane.

Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndërtesave të tjera qeveritare, në kohën kur mijëra punëtorë ishin duke dalë nga zyret e tyre.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes është cituar të ketë thënë se në mesin e viktimave ka edhe civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë afgane.

Grupi militant Shteti Islamik, përmes agjencisë së lajmeve Amaq, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.