Një vajzë 2-vjeçare u vra nga një sulm ajror rus në një zonë të banuar me civilë në Dnipro të Ukrainës. Si pasojë e kësaj ngjarjjee kanë mbetur të plagosur edhe 22 persona të tjerë.
Trupi i pajetë i vogëlushes u nxor nga autoritetet gjatë natës. Guvernatori i rajonit tha se pesë nga të plagosurit ishin fëmijë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë në spital.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka fajësuar Rusinë për sulmin, por Kremlini nuk ka komentuar ende. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar edhe në Kiev, ku u aktivizua sërish sistemi i mbrojtjes ajrore.
Zelensky e përshkroi shpërthimin në Dnipro si një sulm të qëllimshëm rus, megjithëse Rusia më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të vendit fqinj.