Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve me bomba dhe dronë nga forcat ruse në rajonin e Donetskut, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Dy civilë u vranë në Kostiantynivka, kur një bombë shpërtheu në një kantier ndërtimi. Vetëm dhjetë minuta më vonë, një dron goditi një makinë ku ndodheshin një burrë dhe gruaja e tij, përkatësisht 40 dhe 39 vjeç. Të dy humbën jetën.

Një tjetër sulm me dron në rajonin e Kharkivit goditi një automjet, duke shkaktuar vdekjen e një djali 8-vjeçar. Nga i njëjti sulm mbetën të plagosur edhe një fëmijë 4-vjeçar dhe një burrë 40 vjeç.