Shqipëria ka nisur evakuimin e qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë apo që ndodheshin në Izrael gjatë nisjes së sulmeve nga Hamasi.

Sipas “Top Channel”, avioni i ‘Fishta’ i “Air Albania” është nisur nga Tel Aviv  me shtetas shqiptarë në bord por ende nuk dihet sesa është numri i tyre. Avioni pritet të mbërrijë në Rinas në orën 18:10.

Ky evakuim i shtetasve shqiptarë me këtë avion charter ndodh në një kohë kur shumë kompani fluturimi kanë nisur anulimet e fluturimeve drejt Izraelit apo nga aeroportet e këtij vendi.

Prej dy ditësh, Izraeli është në flakë nga dulmet e Palestinës. Deri më tani janë mbi 600 izraelitë të vrarë, mbi 2000 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 370 palestinezë dhe 2200 të plagosur.