Ushtria izraelite ka sulmuar përasëri në rajonin e Ripit të Gazës duke pasur si objektiv militantët dhe luftëtarët e Hamasit. Nga këto sulme janë vranë të paktën 33 palestinezë.

Shumica e viktimave u shënuan në qytetin e Beit Lahiya në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë.

Më shumë se 30 persona ndodheshin në një ndërtesë shumëkatëshe përpara se ajo të goditej nga sulmet ajrore të Tel Avivit.

Ushtria izraelite i tha Reuters se kishte nisur një sulm që synonte militantët e Hamasit pranë spitalit Kamal Adwan, i cili ndodhet midis Beit Lahiya dhe Jabalia, qytete në skajin verior të Gazës.